Seria A vjen sot me 4 nga takimet e javës së 31-të, ku Roma po përgatitet për të pritur Fiorentinën. Verdhekuqtë vinë në këtë duel pas humbjes në mesjavë në Ligën e Kampionëve, përballë Barcelonës. Pothuajse i eliminuar, ekipi i Di Franceskos nuk ka rrugë tjetër përveç fitores ndaj klubit vjollcë. Gara për një biletë në Champions sezonin e ardhshëm sa po vjen e më e ashpër po bëhet, ndaj Roma është e detyruar të fitojë, nëse nuk dëshiron të parakalohet nga Lazio dhe Inter. Sigurisht që i pret një ndeshje e vështirë përballë një Fiorentine që regjistron pesë fitore në pesë javët e fundit.

Takimi tjetër interesant nga Seria A është derbi xhenovez, Sampdoria-Genoa. Vendasit kërkojnë arritën një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Atalantës, e para pas 3 disfatave radhazi, ndërkohë që zona Europa League për ta është larguar me pesë pikë tashmë. Në kampin tjetër Genoa vjen e qetë në këtë duel, ndaj nuk ka asgjë për të humbur. Ky do të jetë derbi numër 70, ku statistika flasin për 18 fitore në favor të Genoas, 25 janë barazimet dhe 26 fitore në favor të ekipit të drejtuar nga Marco Gianpaolo.

Atalanta do të udhëtojë në transfertën e Spal. Këtë të fundit po luftojnë maksimalisht që edhe sezonin e ardhshëm të jenë pjesë e më të mirëve të futbollit italian. Rezultatet e arritura në javët e fundit janë mbresëlënëse, 2 fitore dhe 3 barazime. Mbijetesa për ta ende nuk është garantuar ndaj përballë bergamaskëve do të luftohet sërish për të marrë qoftë edhe një pikë, ndërkohë që fitore do të kërkojë edhe Atalanta për t’iu afruar Milanit dhe për t’i qëndruar pranë zonës së Europa League.

Juventus pritet të mos vuajë aspak në fushën e Beneventos së vendit të fundit. Bardhezinjtë kanë shansin për të regjistruar një tjetër fitore dhe të vazhdojnë të ruajnë kryesimin e kampionatit, por edhe distancën me Napolin ndjekës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here