Roma po punon për të blinduar sa më parë portierin brazilian Allison, që vazhdon të rritet ndeshje pas ndeshjeje, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më në zë në Europë. 25-vjeçari ka kontratë ne verdhekuqtë deri në vitin 2021 dhe sikurse njofton Tuttosport, që të pranojë zgjatjen e kontratës drejtuesit e Romës janë gati t’i ofrojnë 4 milionë euro në sezon, duke përfshirë një klauzolë largimi në kontratë nga 70 – 80 milionë euro.
Allison është pjesë e Romës që nga verë e 2016-ës, pasi la International të Brazilit për të nisur një eksperiencë të re në Europë. Për më shumë se një sezon e gjysmë është aktivizuar në 25 ndeshje të Serisë A, duke befasuar me paraqitjet e tij në rritje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here