Roma nuk ka arritur t’iu rikthehet fitoreve në kuadër të Serie A.

Romakët kanë barazuar në udhëtim te Sampdoria me rezultat 1-1, ku te dy golat u shënuan në sekondat e fundit të pjesëve respektive

Megjithëse gjatë gjithë ndeshjes mysafirët dominuan, vendasit realizuan gol të parët në 45 minutshin e parë.

Pjesa e parë ishte tejet e zbehtë dhe kjo tregoi se goli i parë u shënua në sekondat e fundit të takimit.

Në fakt, Fabio Quagliarella ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Paraprakisht, Aleksandar Kolarov luajti me dorë në zonën e rreptësisë së vetë dhe kjo i solli penalltinë Sampdorias pasi që gjyqtari Daniele Orsato shikoi rastin përmes VAR-it.

Edhe në pjesën e dytë, Giallorossi dominuan në ndeshje, por që nuk arritën që të tundin portën e Dorias deri në kohën shtesë.

Në fakt, Edin Dzeko realizoi gol në të 67 minutë, por që rezultoi se boshnjaku ishte në pozitë jashtë loje.

Kur pritej të përfundonte ndeshja, në skenë doli futbollistit që iu mohua goli shkaku i pozitës jashtë loje, ku Dzeko realizoi golin e barazimit.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola, dhe kështu, takimi përfundoi me rezultatin e barabartë, 1-1.

Pas kësaj, Roma mbetet në pozitën e pestë të renditjes tabelore me 41 pikë ndërsa shtatë më pak i ka Sampdoria e vendit të pestë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here