Roma ka pësuar humbje prej 0-1 nga Samdoria, para tifozëve në Stadio Olimpico në kryeqytetin italian.

Skuadra mysafire pati raste të mira në pjesën e parë me anë të Gianluca Caprari, Edgar Barreto e Duvan Zapata.

Ndërkohë, goli i Konstantinos Manolas u anulua për pozitë jashtë loje. Më pas, Bartosz Bereszynski e preku topin me dorë në zonë dhe arbitri akordoi penalti.

Alessandro Florenzi e mori përgjegjësinë që të godiste nga pika e bardhë, mirëpo Emiliano Viviano e mbrojti njëmbëdhjetëmetërshin dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, Cengiz Under dhe Lorenzo Pellegrini kanë mundur të shënojnë për epërsinë e nikoqirëve, por Viviano ishte përsëri në vend.

Në minutën e 80-të, Nicola Murru e dërgoi topin në zonë, ndërsa Duvan Zapata nuk e pati të vështirë ta fuste topin në rrjetën e zbrazët për epërsinë e mysafirëve.

Pas javës së 22-të, Roma është e pesta në tabelë me 41 pikë, nga 12 fitore, pesë barazime dhe pesë humbje. Giallorossët janë tri pikë prapa Interit që mban vendin e katërt.

Sampdoria ndodhet një vend më poshtë me katër pikë më pak se skuadra kryeqytetase, nga 11 fitore, katër barazime dhe pesë humbje.

Në xhiron e ardhshme, Roma udhëton te Hellas Verona, kurse Sampdoria është nikoqir i Torinos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here