Roma është rikthyer te suksesi, teksa ka mposhtur Veronën në ‘Bentegodi’, m,e rezultatin minimal 0-1. Ka qenë pikërisht turku Under, që shënoi gol pas vetëm 45 sekondash lojë, me një goditje mjaft të bukur nga distance.

Verdhekuqtë zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë, me disa mundësi të tjera shënimi, por pa ia dalë të thellojnë avantazhin. Në minutën e 52-të, Pellegrini la Romën me 10 futbollistë, duke komplikuar sfidën për skuadrën e Di Francescos, që gjithsesi ia doli të marrë 3-pikëshin, duke ruajtur avantazhin e krijuar që në fillim.

Me këtë fitore, Roma mbetet në vendin e 5-të, por tani është vetëm 1 pikë larg Interit të vendit të 4-t.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here