Marco Reus, ka rinovuar kontratën e tij më klubin e Borussia Dortmund, deri në 30 qershor të vitit 2023, duke iu përgjigjur kështu çdo spekulimi mediatik që e shoqëronte të ardhmen e tij në klube të tjera europiane, konkretisht tek kuqezinjtë e Milanit. Sulmuesi i talentuar gjerman shprehet i lumtur për vazhdimësinë e tij tek klubi i verdhezinjve.

“Jam lindur dhe rritur në Dortmund, dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, të mos bëhesha një element i kësaj organike. Pas eksperiencave me Rot Weiss Ahlen dhe Borussia Monchengladbach, erdhi oferta e Dortmund për mua. Ka qenë gjithnjë ëndrra ime të luaj për këtë ekip dhe jam i lumtur që e kam realizuar atë”, tha Reus.

28-vjeçari është i vetëdijshëm se në këtë stad të karrierës së tij, ky rinovim me shumë gjasa do të jetë kontrata e tij e fundit e madhore.

“Të thuash që kjo është logjike, është pak. Bëra vlerësimet e mia dhe tashmë dua të tregoj se jam shumë i lidhur me këtë klub, me të cilin dëshiroj të arrij shumë. Ndihem shumë i vlerësuar dhe mirënjohës që më konsiderojnë si një legjendë në këtë ekip, apo si Tottin tek Roma, për lidhjen dhe afeksionin me këtë skuadër, gjithsesi duhet thënë se secili lojtar ka peshën e vet”, u shpreh sulmuesi.

I lindur në vitin 1989, Marco Reus veshi fanellën e Dortmundit në vitin 2012 dhe që atëherë numëron 92 gola dhe 61 asiste, në 196 prezenca me skuadrën gjermane, ndërkohë që në palmerisin e tij ka rreshtuar një sërë trofesh, mes të cilëve një Kupe të Gjermanisë dhe dy Superkupa, me këtë skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here