Pas pushimeve të dimrit, futbolli shqiptar rikthehet sërish. Fillimisht me Kategorinë Superiore dhe më pas me Kupën e Shqipërisë. Katër çerekfinalet e para do të zhvillohen të mërkurën më 31 janar. Përballjet më interesante do të jenë Tirana-Kukësi dhe Flamurtari-Partizani. Bardheblutë do të përballen në “Selman Stërmasi” me kampionët e Shqipërisë në një ndeshje që pritet të jetë tepër e luftuar, jo siç ndodhi edicionin e kaluar.
Nga ana tjetër Shpëtim Duro kërkon të mposht me çdo kusht Partizanin e Sulejman Starovës edhe për shkak të përplasjeve që dy teknikët kanë patur në vitet e fundit. Dy ndeshje e tjera janë Laçi-Luftëtari dhe Teuta-Skënderbeu, me bregdetarët që e kanë prioritet Kupën e Shqipërisë, për t’u bërë pjesë e Europa League.
E mërkurë 31 janar
Teuta-Skënderbeu ora 14:00
Laçi-Luftëtari ora 14:00
Tirana-Kukësi ora 17:00
Flamurtari-Partizani ora 17:00

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here