Kjo javë ngjason me një ëndërr të bukur për Paulo Dybalan që e bëri  Juventusin të fluturojë drejt titullit të rradhës. Pas gati dy muajve stopimi si pasojë e atij dëmtimi argjentinasi iu rikthye fushës së blertë, për të qënë jo më pak se sa protagonisti që jemi mësuar të shohim tek ai. Me një total prej katër golash, në tetë ditë, që duhet theksuar njëri më i bukur se tjetri, e të gjithë me pëshë, më në fund 24-vjeçari i dhuroi Allegrit jo më pak se sa finalen më të  bukur për këtë sezon, pikërisht atë që synonte. Tashmë bardhezinjtë kryesojnë tabelën e klasifikimit duke lënë pas Napolin. Magjia që dhuroi Dybala në të vërtetë u matrializua në vetëm 140 minuta falë dhe asisteve të Higuain. Katër gola vendimtarë për të arritur çerekfinalet e Champions League, katër gola për t’a ngjitur Juventusin në udhëheqësen e kampionatit. Tashmë Massimiliano Allegri mund ta besojë vërtet realizimin e projektit të tij. Jo vetëm në Itali por dhe në Europë ,Allegri prezantohet krenar kundër të gjithëve dhe gjithçkaje. Ndalesa e kampionatit në 25 mars do të shohë Juventusin të zhvillojë edhe dy sfidat me Atalantën dhe Spal, për ta çuar diferencën në të paktën 4 pikë, për të vijuar më pas rrugëtimin e fundit të këtij sezoni me bardhezinjtë që do të tentojnë të ruajnë kryesimin deri në fund për të çuar lart trofeun e 7-të rradhazi në Serinë A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here