Inter-Roma eshte kete kryefjalafjala e javes se 21-të të Serisë A. Superdueli që pritet të prodhojë emocione të mëdha. Zikaltërit nuk regjistrojnë asnjë fitore në pesë përballjet e fundit dhe përballë është Roma. Të dy klubet pak a shumë po kalojnë të njëjtën situatë, ndërsa suksesi është mision i përbashkët. Takimi i fazës së parë u fitua nga Inteir ndërkohë këtë herë vështirë të flitet për favoritë. Perotti është mungesa e vetme e Romës ndërkohë Spalletti ka rikuperuar dyshen e mbrojtjes Miranda-D’ambrosio dhe ndaj ish skuadrës së tij do të kërkojë një tjetër fitore pas asaj të fazës së parë, sukses që do t’i jepte një bonus të madh Interit në garën për titull. Këtë takim ju do të mund ta ndiqni live në orën 20:45.

Pas periudhës së pushimit prej gati dy javësh rikthehet Seria A. Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj do ta shohin veten përballë njëri-tjetrit në sfidën Atalanta-Napoli. Skuadra e Sarrit do të kërkojë të ruajë kreun. Jugorët po kalojnë formë shumë të mirë teksa nuk njohin humbje prej pesë javësh. Atalanta do të provojë të futet në zonën europiane që është vetëm një pikë larg. Takimin ju do të keni mundësi ta ndiqni në orën 12:30.

Lazio vjen si skuadra favorite në përballjen ndaj Chievos, por sidoqoftë nuk përjashtohen dhe surprizat. Në takimin e fazës së parë bardheklatërit sigurian suksesin, ndërsa dhe këtë herë misioni është i njëjtë për të vazhduar ecurinë pozitive, por edhe qëndrimin në zonë champions. Këtë takim ju mund ta ndiqni në orën 15:00. Sampdoria-Fiorentina është një tjetër duel interesant. Vendasit do të tëntojnë të reagojnë pas asaj disfate në fushën e Beneventos. Misioni i vështirë pasi Fiorentina nuk humbet prej 5 pesë javësh në kampionat. Këtë takim ju do të mund ta ndiqni  në orën 15:00.

Milan do të udhëtojë në transfertën ndaj Cagliarit. Kuqezintjë duket se kanë rigjetur ritmin e duhur. Tekniku Gatusso në media ka deklaruar se Milani nuk është një skuadër e bukur për t’u parë, por momentalisht i interesojnë vetëm fitoret. Ndaj dhe në këtë transfertë misioni është i njëjtë. Tre pikët për t’u ngjitur në renditje. Këtë ndeshje mund ta ndiqni në oren 18. Ndërkohë dy takimet e tjera që do të mund të ndiqni nga kampionati italian në ekranin tonë janë Sassusolo-Torino në ora 15 dhe po në të njëtin orar, fillon dhe ndeshja Bologna-Benvento.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here