Një prej lojtarëve ikonë të Bayern Mynih, francezi Franck Ribery pritet të festojë 35-vjetorin e lindjes gjatë kësaj jave, që automatikisht e kthen në një çështje me disa të panjohura, të ardhmen e tij tek bavarezët, kontrata me të cilët skadon pikërisht në fund të këtij sezoni.

Spekulimet mediatike projektojnë dëshirën e fantazistit për të shtyrë qëndrimin e tij në ekipin e Bundesligës, por vetë Ribery i mohon zëra të tillë, duke deklaruar se në çdo formë dhe situatë ai di të japë më të mirën nga vetja.

Ish sulmuesi i Kombëtares franceze në të vërtetë bëri një performancë mjaft të mirë ndaj Sevillas në fitoren 2-1 të bavarezëve për çerekfinalet e Championsit, duke u treguar të gjithëve se ruan ende një formë të mirë fizike, energji, pasion dhe dëshirë për të vijuar karrierën, pavarësisht moshës dhe se një paraqitje e tillë nuk ishte një sforcim vetëm për të fituar edhe disa kohë në organikën e klubit kampion të Bundesligës.

“Nuk është çështja tek rinovimi, tek zgjatja e kontratës. Unë jam një profesionist që tregon gjithnjë karakter në fushë dhe kur e prek atë jap gjithçka për skuadrën time”, deklaroi Ribery.

Bayern Mynih pritet të vulosë triumfin në garën për titull të këtij edicioni pas përballjes me Augsburgun këtë të shtunë. Në këtë mënyrë Ribery do ta çojë në 8 numrin e titujve të Bundesligës, që ka fituar me bavarezët, me francezin që synon të ngrejë edhe trofeun e dytë të Ligës së Kampionevë me klubin gjerman, që nga mbërritja e tij në Bavari në vitin 2007.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here