E ardhmja e Pepe Reina është gjithmonë e më larg Napolit. Portieri spanjoll, pas interesit të PSG, që në fillim të sezonit kishte paraqitur një ofertë për të, pëlqehet shumë edhe nga Rafael Benitez, që e dëshiron te Newcastle. Megjithatë, siç raporton “Corriere dello Sport”, Reina preferon të qëndrojë në Seria A dhe për momentin Milani është në krye të listës së skuadrave pretendente për sezonin e ardhshëm. Transferimi te “Djalli” do të varet edhe nga qëndrimi ose jo I Donnarummas, me menaxherin e lojtarit që ka ndezur sërish zjarrin e polemikave, duke këmbëngulur se duhet të largohet nga Milano për një klub të madh europian dhe ambicioz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here