Partizani ka bërë shumë pak lëvizje në merkato në krahasim me skuadrat e tjera të Superiores, që janë përforcuar ndjeshëm. Edhe ata futbollistë që janë bërë pjesë e ekipit, janë kryesisht në rinj në moshë dhe nuk garantojnë shumë cilësi. Një gjë e tillë ka ndodhur, pasi është Luciano Moggi njeriu që ka marrë në dorë merkaton e të kuqve dhe po kërkon futbollistë. Edhe pse gjatë dhjetorit ishin piketuar disa futbollistë që mund të bëheshin pjesë e skuadrës, refuzimi i Moggit ka bërë që bisedimet të mos avancojnë.

Një situatë e tillë ka krijuar jo pak shqetësim te stafi teknik që drejtohet nga Starova, për shkak se Moggi së bashku me Preitin kanë dështuar në merkaton e verës dhe një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në këto momente. Deri në nisjen e kampionatit ka edhe më pak se dy javë kohë dhe mbeten për ut parë lojtarët që do të afrojë këshilltari i presidentit Demi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here