Real Madidi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e kthimit kundër inferiorëve të Numancia.

Pas barazimit zhgënjyes në transfertën e Celta Vigo në fundjavë, në kampionat “Los Blancos” sërish dështuan dhe për më tepër përballë një ekipi të Kategorisë së Dytë.

Gjithsesi vendasit u kualifikuan për në turin tjetër të Copa del Rey, pasi në ndeshjen e parë kishin fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Sulmuesi i talentuar Lucas zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë duke shënuar nga një gol për çdo pjesë loje, por “Los Blancos” nuk arritën të menaxhonin rezultatin.

Lucas kaloi vendasit në avantazh pas 10’ minutash lojë pas asisit të marrë nga mbrojtësi Carvajal.

45’ minutat e para u mbyllën në barazim, pasi miqtë barazuan ndeshjen me anëtë sulmuesit Guillermo.

Edhe në pjesën e dytë janë “Los Blancos” që kalojnë në avantazh, sërish me Lucas, që realizoi dopietën e parë në “Santiago Bernabeu”.

Vendasit të kualifikuar fillojnë të ulin ritmin me miqtë, që kanë shumë dëshirë të shënojnë duke e parë si finale këtë ndeshje.

Guillermo barazoi sërish rezultatin 8’ minutat e fundit, duke i dhënë një kënaqësi të madhe tifozëve të Numancia, por vetëm kaq, pasi Real Madridi kaloi më tej për shkak të fitores në ndeshjen e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here