Me 2 penallti të kthyera në gol nga Cristiano Ronaldo,një finalizim të Marcelos dhe një supergol të Toni Kroos pas një aksioni model, Reali i Madridit bëri autokritikë për atë eliminim të turpshëm nga Kupa e Mbretit ndaj Leganes duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në La Liga, madje këtë herë duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-1 në një transfertë të vështirë si ajo e Mestallas përballë Valencias. Një fitore e madhe e skuadrës së Zidane e ngushtoi në 2 pikë avantazhin ndaj Los Che në renditje dhe duke patur parasysh faktin që Los Blancos kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur tashmë vendi i 3-të është më pranë për Realin. Golat e Ronaldos në pjesën e parë pavarsisht një epërsie territoriale të Valencias ja bënë më të thjeshta gjërat skuadrës merengues. Megjithatë Santi Mina riktheu në lojë skuadrën e Marcelino Garcia Torral në fillimin e pjesës së dytë ndërkohë që Keylor Navas me një superpritje pak minuta më u hoqi mundësinë e barazimit vendasve. Në momentin më të mirë të Los Che Reali i ndëshko sërish vendasit me golin e Marcelos dhe finalizimin spektakolar të Kross që fiksoi shifrat përfundimtare në 1-4.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here