Që Cristiano Ronaldo kërkon të largohet nga Reali i Madridit në fund të sezonit tashmë nuk është më një risi madje dihet edhe stacioni i radhës ku ylli portugez dëshiron të ndalet duke synuar rikthimin tek  Mancehster United. Njëherazi u përforl se presidenti Perez pas deklaratës së portugezit nuk kishte ndërmend ta pengonte largimin e numrit 7, gjithmonë nëse oferta për sulmuesin 32-vjeçar do të përmbushte kërkesat  e tyre.

Por tashmë duket se kushtet kanë ndryshuar pasi klubi mbretëror ka vendosur që dyert për lamtumirën e CR7 do të hapen  vetëm në rast se ata do të arrijnë transferimin e yllit brazilian Neymar në Spanjë. Reali i Madridit kërkon me çdo kusht 25-vjeçarin e PSG edhe pse transferimi i tij në Bernabeu do të nënkuptonte një marrëveshje që i superon 300 milionë eurot. Pikërisht një situatë e tillë ka çuar edhe Ronaldon të ndihet i fyer dhe i mosvlerësuar nga klubi spanjoll që as nuk rinovoi kontratën dhe kushtet financiare me të edhe pse i ishte premtuar diçka e tillë. Më e komplikuar situata tani që Reali ka dalë hapur me plane të tjera për sulmuesin portugez.Florentino Pérez është i vetëdijsëhm se kalimi i Neymar nga Parc de Princes në Madrid është një sipërmarrje shumë e vështirë edhe pse jo e pamundur siç e cilëson ai vetë.

Nga ana tjetër presidenti Al Khelaifi e quajti të pamundur një operacion të tillë për brazilianin, por spanjollët kanë një as nën mëngë që quhet Cristiano Ronaldo. Florentino Perez ka ndërmend të përdorë CR7-ën për ta shkëmbyer tek PSG për të siguruar shërbimet e ish sulmuesit e Barcelonës. Ronaldo është në dijeni të të gjithë situatës dhe tashmë më shumë se kurrë kërkon të ndërojë ambient duke kthyer në objektiv kalimin në Old Trafford.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here