Që Reali i Madridit nuk është më në nivelin e vitit të shkuar kjo është e qartë si drita e diellit. Tashmë në objektivin e klubit mbretëror mbetet vetëm Championsi për t’i dhënë pak dritë fundit të tunelit nëpër të cilin po kalojnë “Los Blancos”. Por siç raportojnë të përditshmet britanike me në krye “Daily Mail”, drejtuesit e Realit janë duke punuar për strategjinë e re që do ta kthejë në edicionin e ardhshëm këtë skuadër në nivelet që meriton. Spanjollët mendohet se do të mësyjnë pikërisht në Premier League për David de Gean, Hazard dhe Harry Kane, përforcimet që do të siguronin suksesin në të ardhmen. Një operacion i trefishtë historik në botën e futbollit, që do të kushtonte afër 600 millonë euro. Tabloidi britanik vlerëson mesfushorin e Chelseat dhe sulmuesin e Tottenham përkatësisht me nga 230 milionë eruo, ndërsa portierin spanjoll të Manchester United me 110 milionë euro. Pra, në total shumë që duhet shpenzuar për këta lojtarë kap shifrën e çmendur të 570 milionë eurove. Në rastin e Kane, pengesë për madrilenët do të ishte pikërisht presidenti Daniel Levy, një nga negociatorët më të mirë në futbollin europian. Rasti “Hazard” duket më favorizues për “Los Blancos”, edhe pse vetë lojtari belg gjatë javëve të fundit duket se ka shpehur predispozitën për të rinovuar me Chelsea-n. De Gea gjithashtu ka një ofertë rinovimi nga Manchester United, me portugezin Mourinho që dëshiron nënshkrimin e tij të përjetshëm me “Djajtë e Kuq”.

Ashtu siç vijojnë spekulimet mediatike, kjo treshe “yjesh” në skuadrën e Florentino Perez do të udhëhiqej nga Mauricio Pochettino. Trajneri argjentinas është lakuar si pasues i Zidane, por në të vërtetë negociata e tij me Tottenhamin, që i ka rinovuar kontratën deri në Vitin 2021 parashikohet shumë e vështirë. Në këtë kuadër, shtypi anglez shton se Reali i Madridit nuk do të insistojë për të avancuar në tratativën e trajnerit 45-vjeçar, me francezin Zidane që projektohet të mbyllë sezonin në stolin e Realit të Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here