Në La Liga, Reali i Madridit duket se ka harruar shijen e fitores, ku në tre javët e fundit, ekipi regjistron 2 humbje dhe një barazim. Të rivalizosh Barcelonën kryesuese për Los Blancos duket mision i pamundur tashmë. Ndërkohë që do të presë në shtëpi Dep. La Coruna, me këta të fundit që enden në vendin e 18-të klasifikimit. Fitorja është detyrim për klubin mbretëror dhe kjo përballje vjen piëkrisht në një moment ku suksesi do t’i shërbente shumë skuadrës në një moment tepër delikat. Këtë takim mund ta ndiqni në orën 16:15. E nëse Reali është duket përjetuar ditët më të vështira, Barcelona I gëzohet momentit pozitiv dhe kreut të klasifikimit. Katalanasit do të udhëtojnë në transfertën e Real Betis. Blaugranat vazdhojnë të qëndrojnë të pamposhtur, ndërkohë që andaluzianët pas sukseseve ndaj Sevilia-s dhe Leganes do të mundohen të befasojnë sërish edhe pse shanset janë të vogla. Një fitore e Barcelonës do ta çonte në 11 pikë avantazhin ndaj Atleticos së vendit të dytë. Këtë takim ju do të mund ta ndiqni në orën 20:45.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here