Real Madridi nderohet nga Asensio në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Leganes. Skuadra e Zinedine Zidane ka arritur që të fitojë me rezultatin e ngushtë 0-1. Goli u shënua në minutën e 89 nga Asensio, i cili ia bën më të lehtë skuadrës së tij ndeshjen e kthimit.
Leganes ka pasur shanset më të mira, veçanërisht në pjesën e dytë, në të cilën një top shkoi në traversë. Real Madrid, shumë i dobët, por gjeniu Asensio ka shërbyer për të shpëtuar trajnerin Zidane, i cili pas kësaj fitoreje në ndeshjen e parë çerekfinale mund të ndihet i qetë.

Real Madrid dominoi pjesën e parë, por Leganes, shumë mirë i vendosur në fushë, ia ka bërë të vështirë të skuadrës së Zidane të përparojë. Kovaçiç ka pasur shansin më të qartë, i cili ka dështuar kur ka dalë vetëm me Champagne. Nuk ka pasur gjuajtje për gol nga secila skuadër në të gjithë pjesën e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here