Real Betis kërkon përforcime për repartin e mbrojtjes. Skuadra e drejtuar nga Quique Setien ka hedhur sytë nga Marc Bartra që aktivizohet me Borussia Dortmund. Mbrojtësi pëlqehet shumë dhe shikohet si përforcimi i duhur për pjesën e mbetur të kampionatit. Drejtuesit e klubit spanjoll kanë nisur bisedimet me ekipin nga ” Westfalenstadion” për kartonin e 27-vjeçarit, i cili nga ana e tij ka shprehur dëshirën për një rikthim në Spanjë. Bartra është pjesë e verdhezinjve që nga viti 2016 kur u transferua nga Barcelona për shumën e 8 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here