Kukësi, pavarësisht objektivave që ka, nuk është nga ato klube që i shmang provat e futbollistëve. Disa janë të destinuar të largohen dhe këtë e thotë niveli i futbollit nga ku vijnë, apo problematikat që i shoqërojnë gjatë karrierës, dëmtime apo dënime të klubit.

Gjatë qëndrimit në Turqi, te Kukësi u provua sulmuesi afrikan Ramzy Djan. Parametrat e tij fizikë ishin të mrekullueshëm, 197 centimetra i gjatë, saqë kur e mendon mjafton t’ia përplasësh topin në kokë të shënojë.

Gjithsesi lojtari nuk i kishte kapacitetet për të luajtur me Kukësin: vinte nga ligat amatore gjermane. Në një nga darkat e skuadrës gjatë qëndrimit në Antalia, 23-vjeçari ka kërkuar fjalën para gjithë shokëve dhe me sinqeritet u ka thënë atyre që janë shumë lart si nivel dhe se ai nuk është për aty. Mbi të gjitha ai i ka falënderuar lojtarët dhe drejtuesit për ato ditë që ka qëndruar dhe u ka bërë të ditur vendimin për të bërë pas shkruan “Sport Ekspres”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here