Në inagurimin e punimeve për ndërtimin e zyrave të reja të Federatës Shqiptare të Futbollit të cilat do të ndërtohen në ambientet e ish-kompleksit Dinamo përkrah kryeministrit Edi Rama ishte i pranishëm edhe presidenti i FSHF, Armand Duka i cili theksoi se raportet e Federatës Shqiptare të Futbollit me qeverinë janë shumë të mirë dhe një tregues i qartë i kësaj janë investimet e shtetit shqiptar në rikonstruksionin dhe kthimin në dy impiante modernë të stadiumeve Elbasan Arena dhe Loro Boriçi.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar sot që pas shumë vitesh, realizuam ëndrrën tone për të pasur një kompleks të FSHF-së. Një kompleks që nuk ka vetëm zyra për administratën, por ka edhe një mini-stadium me kushte dhe kapacitet 500 vendesh, ku mund të zhvillohet çdo lloj aktiviteti kombëtar dhe ndërkombëtar. Është një investim i FSHF-së me qeverinë shqiptare dhe e gjithë toka na është dhënë falas nga qeveria. Bashkëpunimi që kemi pasur me qeverinë vitet e fundit ka qenë shumë i mirë dhe rezultat i kësaj kemi bërë investime që i kanë ndryshuar faqen futbollit shqiptar. Stadiumi “Elbasan Arena”, stadiumi i Shkodrës dhe ndërtimi i stadiumit të kryeqytetit që do të jetë më i miri në Ballkan, janë shembujt më të mirë. Kemi shumë për të bërë dhe uroj që pas 18 muajsh të jemi bashkë për të inauguruar këtë kompleks që nis punimet sot”, deklaroi Duka.        

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here