Ivan Rakitic është një nga yjet të cilët mund të largohen nga Barcelona në këtë merkato janari.

Ardhja e Philippe Coutinho-s ia ka mbyllur hapësirat në formacion, kështu që kroatit i duhet që të gjejë një skuadër të re.

Sipas “Diario Gol”, janë tri ekipe të cilat janë të gatshme që të paguajnë për shërbimet e 29 vjeçarit.

E ardhmja e Rakitic-it mund të jetë në Premier League, ku Arsenali dhe Liverpool-i kanë shfaqur interesim për të.

Ndërkohë që në Itali, Juventusi është një kandidat serioz që ai të nisë një eksperiencë të re.

Transferimi i Rakitic-it mund të ndodhë në verë, duke qenë se në janar, katalanasit ngurojnë ta shesin, nisur nga kompeticionet e shumta që luajnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here