Mario Balotelli mund të transferohet te Roma në merkaton e verës. Menaxheri i famshëm i sulmuesit të Nices, Mino Raiola, ka takuar pasditen e të enjtes drejtuesit e verdhekuqve dhe sipas mediave italiane një prej çështjeve të diskutuara ka qenë edhe ajo e sulmuesit italian. Trajneri i Romës, Di Francesco, është një prej admiruesve më të mëdhenj të Balotellit dhe kjo do ta bënte edhe më të lehtë transferimin e sulmuesit problematik në kryeqytetin italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here