Në një kohë kur lajmi për ndarjen e kapitenit te Interit, Mauro Icardit është përhapur me shpejtësi në mediat ndërkombëtare dhe dikush po përpiqet që të shfrytëzojë situatën. Dhe kush tjetër përveç Mino Raiolës, mund ta bëjë një gjë të tillë. Sipas mediave italiane, ai që njihet gjerësisht si menaxheri i yjeve të futbollit dhe ka kryer transferime miliona eurosh, i ka kërkuar një prokurë përfaqësimi Icardit. Në këtë mënyrë Raiola do të kthehej në menaxherin e futbollistit që kërkohet me ngulm nga Real Madrid dhe në verë do të kishim një transferim të sigurt të sulmuesit drejt një tjetër ekipi, qe natyrisht ofron me shume se te tjeret.
Por, ajo që do të shihet është nëse Icardi do ta pranojë këtë propozim dhe do të joshet nga shuma financiare që mund t’i jetë propozuar nga Raiola. Deri më tani interesat e futbollistit i ka përfaqësuar bashkëshortja e tij, Wanda Nara dhe Icardi shpesh herë e ka falënderuar që e riktheu në nivele të larta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here