Prezantohet Rafinha Alcantara. Blerja e madhe e Interit në merkaton e dimrit është prezantuar para tifozëve zikaltër pikërisht nëpërmjet kanalit tematik Inter Tv, ku pyetjet mesfushorit brazilian i janë bërë nga fansat e Interit që pyetjet e tyre ja kanë drejtuar nëpërmjet Facebook dhe Tëitter. 24-vjeçari theksoi se ka shumë dëshirë të luajë me skuadrën e tij të re ndërkohë që bëri publike edhe arsyet se përse zgjodhi Interin për të vazhduar karrierën.

“ Projekti i Interit më bindi menjëherë. San Siro më duket një stadium madhështor ndërsa Spalletti është një trajner i kompletuar. Tifozët gjithashtu më kanë qëndruar pranë menjëherë duke më uruar mirëserardhjen me mesazhet e tyre. Mesfushor fantazist apo krahu? Për mua e rëndësishme është të luaj nuk ka rëndësi pozicioni. Kam qëndruar jashtë fushave të futbollit për një kohë të gjatë, kam vuajtur shumë por familja dhe miqtë më kanë qëndruar pranë”.

Rafinha foli edhe për raportin me Mauro Icardin të cilin e ka patur shok skuadre tek të rinjtë e Barcelonës.

“ Kisha shumë dëshirë të isha pjesë e Interit dhe jam i lumtur që ndodhem këtu. Kam ritakuar Icardin të cilin e njoh që kur ishim 16-vjeç, ishim shokë skuadre te Barcelona dhe ishim në të njëjtën klasë në shkollë.Mauro nuk ka ndryshuar shumë fizikisht vetëm se tashmë ka disa tatuazhe më shumë. Te Interi kam gjetur një grup fantastik lojtarësh, ndihem mirë dhe shpresoj të arrij shumë suksese me këtë skuadër”.

 


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here