Manchester United po shqyrton mundësinë për të rritur kapacitetin e stadiumit mitik Old Trafford nga 75 mijë vende në 90 mijë vende pasi kërkesat për të parë ndeshjet e Djajëve të Kuq janë shumë të mëdha. Megjithatë problemi më i madh në këtë çështje qëndron tek fakti se cili do të jetë stadiumi në të cilin Manchester United do të luajë sfidat e saj si skuadër pritëse gjatë periudhës së rikonstruksionit të të ashquajturit teatrrit të ëndrrave. Ideja është që Djajtë e Kuq të luajnë në stadiumin tjeëtër të qytetit pikërisht në Etihad Stadium, por diçka e tillë është refuzuar kategorikisht nga tifozët e United të cilët nuk pranojnë të ulen në shkallët e stadiumit të rivalëve të tyre të urryer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here