Muhamet Përmeti mund të konsiderohet si një nga ikonat e basketbollit shqiptar. 5 herë kampion në Shqipëri dhe lideri i skuadrës tonë kombëtare në vitet 60-të.

Një dokumentar me emrin “Legjenda Pata”, i përgatitur nga gazetari Dëfrim Met’hasani, ka risjellë karrierën e Përmetit pikërisht në ditëlindjen e 82-të të ish basketbollistit të Partizanit.

Përmeti shprehu të gjithë emocionet e përjetuara pas dokumentarit mjaft të veçantë, që u promovua në praninë e shumë personazheve të njohur të sportit shqiptar.

Cilësitë, jo vetëm sportive, por edhe njerëzore të legjendës Pata, i theksoi edhe më shumë ish kapiteni i kombëtares së basketbollit, Vaso Shaka. Muhamet Përmeti u vlerësua edhe me pllakatën e mirënjohjes nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Një ditë e veçantë për një prej basketbollistëve më unikalë në në historinë e sportit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here