Vetëm pak ditë para sfidës së kthimit ndaj Realit të Madridit, në fazën e 1/8-ave të Champions Leagues, PSG-ja merr 3-pikshin e radhës në kampionat, teksa mposhti Troyes në transfertë me rezultatin 0-2.

Angel Di Maria tregoi edhe një herë se e meriton të jetë zëvendësuesi i Neymarit ndaj madrilenëve, pasi shënoi golin e parë dhe dhuroi një sërë numrash mjaft të bukur në fushë.

Goli tjetër për kryeqytetasit u shënua nga i riu Nkunku, në minutën e 77’, ndërsa trajneri Emery kishte lënë shumë lojtarë pushim, për t’I pasur gati në sfidën e të martës në mbrëmje.

Paris Saint Germain kryeson renditjen e kampionatit francez me 74 pikë, 10 më tepër se Monaco e vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here