Paris Saint Germaini u është kthyer fitoreve në Ligue 1 pas humbjes ndaj Lyonit me rezultat 2-1.

Këtë herë klubi nga Parisi fitoi ndaj Montpellierit me rezultat 4-0.

I pari që shënoi në këtë takim ishte Edinson Cavani në minutë e 11-të, ndërsa Neymar në minutën e 40-të nga pika e bardhë.

Dy golat e fundit në takim u shënuan nga Angel Di Maria (70′) dhe Neymar në minutën e 82-të.

Pas kësaj fitore PSG vazhdon në venin e parë me 59 pikë, kurse Montpellieri në pozitën e shtatë me 31 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit parisien është ndaj Lille.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here