PSG ka harruar disfatën ndaj Real Madrid në Champions League dhe ka vijuar formën e mirë në Ligue 1 duke mundur Strasbourg me rezultatin e thellë 5-2. Ishte një sfidë e bhukur me shumë gola në Parc des Princes, gjithashtu një ndeshje që do të ketë ndihmuar për rritjen e vetëbesimit megjithëse diferenca mes dy ekipeve është tepër e madhe.

Ishin miqtë ata që befasuan me goline  Aholou në minutat e para. Por tre gola të shpejtë përmbysën gjithçka që në pjesën e parë për mikpritësit. Në fillim ishte Draxler me një goditje të bukur brenda zonës. Golin e dytë e shënoi Neymar me pak fat përpara se Di Maria të vendoste PSG në një pozicion të favorshëm për fitoren e radhës.

Pas pushimit Bahoken kërkon të rikthejë të tijtë në lojë përpara se dopieta e Cavani-t ta kthente ndeshjen në një festival golash. Me këtë fitore PSGka shkuar në kuotën e 68 pikëve, plot 12 më shumë se vendi i dytë Monaco.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here