Nje nga lojtaret me te spikatur te ekipit te Lazios dhe i gjithe kampionatit italian, Sergej Milinkoviç-Saviç eshte vene ne “shenjester” te klubeve me te fuqishme europiane per tu bere pjese e tyre.Keto ekipe jane gati te paguajne me dhjetra milion euro per ta patur ate pjese te formacioneve te tyre.

Paris Saint-Germain eshte vene ne gare me Manchester United për Sergej Milinkoviç-Saviç duke ofruar 170 milionë euro për të nënshkruar kontraten me mesfushorin.

“Djajte e kuq” jane nje  adhurues i madh i serbit dhe shpreson ta sjellë atë në “Old Trafford”, ndërsa Barcelona, Juventus, Bayern Munich dhe ekipe të tjera evropiane janë gjithashtu të interesuar për atë.

Por tani, sipas “Corriere dello Sport”, PSG eshte gati ta fitojë garën me një ofertë prej 170 milionë eurosh.

Marrëveshja thuhet se është ndërmjetësuar nga super-agjenti Jorge Mendes dhe ka shumë mundësi të realizohet gjatë verës.

Nëse transferimi do të realizohet, Milinkoviç-Saviç do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Serie A.

Megjithatë, Milinkoviç-Saviç ka thënë se është i lumtur në Lazio dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here