Madrid -Manchester mund të jetë aksi më aktiv i merkatos së verës. Kjo pasi të dyja skuadrat priten të bëjnë revolucion në ekip, me afrime dhe largime të rëndësishme. Te Reali i Madridit prej kohësh dëshirojnë të firmosin me David de Gean, edhe pse tek United nuk dëshirojnë ta largojnë. Madje “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i ofrojnë rinovimin e kontratës, me pagë 350 mijë euro në javë.

Trajneri Zinedine Zidane dëshiron të gjejë sa më parë zëvendësuesin e Keylor Navas. “Gardiani” i ekipit anglez është emri i parë në listën e dëshirave. Sipas lajmeve më të fundit, “Los Blancos” kanë nën vëzhgim edhe Paul Pogbanë, që nuk ka shkëlqyer ashtu siç pritej në “Old Trafford”. Një tjetër lojtar që Jose Mourinho mendon të largojë është edhe Anthony Martial, edhe ky në orbitën e Realit.

Francezi nuk është i kënaqur me situatën e tij, pasi që pas ardhjes së Alexis Sanchez po qëndron nën hijen e kilianit. Për të arritur te lojtarët e dëshiruar, presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, është gati të sakrifikojë një nga “yjet” e skuadrës. I preferuari i Manchester United është Gareth Bale, që po kalon një sezon të vështirë në “Santiago Bernabeu”. Real Madrid është i gatshëm ta përfshijë kartonin uellsianit në bisedimet me Manchester United. Gjithashtu kampionët e Europës mund të ofrojnë edhe shërbimet e Toni Kroos ose Luka Modric, të dy lojtarë që në të shkuarën janë kërkuar me insistim nga “Djajtë e Kuq”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here