Te Fiorentina mesa duket nuk e kane harruar humbjen me Juventusin, që mendojnë se u kushtëzua pikërisht nga vendimet e arbitrit. Kryesori akordoi një 11-metërsh për bardhezinjtë, kur rezultati ishte 0-0, por pasi u konsultua me VAR-in, vendosi anulimin e saj.

Pamjet filmike të servirura më vonë, treguan se penalltia duhej akorduar, pasi ishte tërësisht e rregullt, por te Fiorentina mllëfi ndaj juventinëve nuk është vetëm për këtë rast.

Zëvendës-presidenti i Fiorentinës, Gino Salica ka postuar një foto me futbollistët e Juventusit, që rrethojnë gjyqtarin kryesor dhe protestojnë për penalltinë e akorduar.

“Është e papranueshme që vetëm një skuadre i lejohet të protestojë kështu. Problemet e shumta që ka futbolli italian, bashkë me mungesën e kualifikimit në Botëror, por edhe mungesën e një presidenti të Federatës, po t’i shtohen edhe këto episode, e bëjnë akoma më të komplikuar situatën”, komentonte Salica.
Zëvendës-presidenti i Fiorentinës theksoi se pikërisht protestat e tilla të skuadrave të tjera, ndëshkohen nga arbitrat, ndërsa ato të juventinëve, jo vetëm që tolerohen, por bëhen edhe faktor në vendimmarrje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here