Drejtori sportiv i Romës, Monchi, vendosi të shpenzonte plot 15 milionë euro për të blerë talentin turk Cengiz Under, shifër kjo që deri pak javë më parë dukej e ekzagjeruar. Por opinioni për 20-vjeçarin ka ndryshuar dhe tashmë verdhekuqtë mund t’i gëzohen kësaj goditjeje të merkatos.

Sigurisht që presidenti Gumusdag i skuadrës turke Basaksehit, ndjen keqardhje për këtë “humbje”, edhe pse arkëtoi një shumë të konsiderueshme. Në një intervistë të fundit për mediat e vendit të tij u shpreh:

“A ndjej keqardhje që e shitëm? Në ato momente për Under interesohej përveç Romës edhe Manchester City. Jam i bindur se në të ardhmen mund të shitet deri 100 milionë euro.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here