Edhe pse në superioritet numerik për mbi 22 minuta, londinezët e Chelseat nuk kanë mundur të mposhtin Leicesterin në javën e 23-të të Premier League, duke mbajtur të njëjtin pozicion renditjeje me pikë të barabarta me Manchester United, 47 pikë, plot 15 larg kryesuesve të Manchester City.

Në ndeshjet e tjera janë regjistruar fitore për Crystal Palace dhe West Bromëich, që të dyja në shtëpi, por edhe për West Hamin në transfertë. Dy të parat triumfuan respektivisht 1-0 dhe 2-0 ndaj Burnleyt dhe Brightonit, ndërsa “Hammers”-at fituan thellë 4-1 ndaj Huddersfield.

Në barazim u mbyllën dy ndeshjet Watford-Southampton dhe Newcastle-Swansea, e para 2-2 dhe e dyta 1-1.

Kjo javë e Premier League do ta mbyllë bilancin e së shtunës me sfidën mes Tottenhamit dhe Evertonit, që do të luhet në orën 18:30, ndërsa vlen të theksohet vetëm përpjekja e skuadrave në zonën e ftohtë, që kanë siguruar disa pikë të vlefshme për mbijetesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here