Tekniku Cesare Prandelli u shkarkua zyrtarisht nga klubi i Al-Nasr-it. Ekipi nga Emiratet e Bashkuar Arabe lajmëroi shkëputjen e bashkëpunimit me 60-vjeçarin. Aventura e teknikut në kontinentin aziatik nuk zgjati shumë, pasi ai qëndroi në krye të këtij klubi vetëm për 12 ndeshje. Prandelli mori drejtimin e Al-Nasr-it në korrik të 2017-ës dhe u shkarkua sot.

Ai e lë ekipin e Al-Nasr-it në vendin e 4-ët të ligës vendase me 17 pikë në 12 ndeshje. Kjo ka bërë që aventura e tij të mbarojë shumë shpejt. Prandelli nuk po kalon një moment të mirë, pasi nuk ka arritur të gjejë paqe që pas largimit nga Italia.
Pas Kombëtares italiane, ai mori pa sukses drejtimin e Galatasaray-t duke qëndruar vetëm 16 ndeshje në stol, Valencia-n duke thyer rekord me 10 sfida në krye të spanjollëve dhe tashmë largohet edhe nga Al-Nasr-i, pa sukses. Mbahu fort Cesare, justifikoje emrin që ke!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here