Dy fitoret radhazi me Teutën dhe Vllazninë rikthyen Skënderbeun në rrugën e duhur, pas disfatës me Luftëtarin. Këtë të premte për korçarët vjen sfida direkte me Flamurtarin. Hapi fals në Gjirokastër tashmë është një kujtim i largët, këtë e theksoi në konferencë për shtyp edhe portieri Orges Shehi.

Këto dy ndeshje, sidomos përballja me Vllazninë e vulosi që Skënderbeu po kthehet aty ku duhet.

Me Flamurtarin për korçarët nuk ka synim tjetër veçse të thellojnë diferencën me rivalët më të afërt.

Do të luajmë për tri pikët, sepse kemi përballë vendin e dytë. Luajmë në fushën tonë dhe do të kërkojmë fitoren për të vijuar të qetë rrugëtimin.

Kapitenit të Skënderbeut nuk i intereson bukuria e kampionatit, por sigurimi sa më parë i titullit.

Ne atë duam, le të prishet kampionatin. Sigurisht e them në mënyrë figurative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here