Dihet nga të gjithë se Kategoria e Parë nuk është fushë me lule. Një pjesë e stadiumeve ofrojnë kushte të mira, si dhe gjendja e fushave është përmirësuar, por gjithsesi ka ende terrene tipike të këtij niveli të futbollit shqiptar. Realitetin e së Parës tashmë po e provon edhe Tirana dhe sigurisht që niveli është larg Superiores. “Niveli është normalisht më i dobët se në Superiore, por ky kampionat ka vështirësitë të tjera”, thotë fillimisht Ilion Lika në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”.
Më tej gardiani flet pikërisht për fushat dhe mënyrën e lojës së aplikojnë skuadrat kur përballen me Tiranën: “Fushat dhe stadimet nuk janë në nivelin e Superiores. Ekipet mblidhen prapa dhe kjo na e vështirëson goxha punën, plus që me Tiranën luajnë fort të gjitha. Duhet të dalim sa më shpejt”. Kur hedh sytë nga Superiorja, Lika vërën se ajo është shëmtuar pa bardheblutë.
“Tirana ka shëmtuar Superioren dhe, në njëfarë mënyrë, ka vrarë Kategorinë e Parë! Për ccafrë do luanim në elitë? Them se do të ishim pjesë e zonës ‘Euro’. Në katër vendet e para, pa diskutim”, thotë Lika, që ngjitjen në Superiore nuk e diskuton, ndërkohë që thekson se Tirana do të tentojë të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here