Gëzimi i Manchester United për blerjen e Alexis Sanchez nuk ka zgjatur shumë. Brenda klubit kanë nisur xhelozirat për rrogën e majme që kiliani do të marrë në 4.5 vitet e ardhshme. Në bazë të marrëveshjes sulmuesi do të përfitojë 400 mijë sterlina në javë, ose 100 milionë sterlina në total. Shifër e jashtëzakonshme kjo e cila ka bërë që edhe futbollistit më të shtrenjtë të klubit Paul Pogba, t’i hapet oreksi.
Sipas tabloidit anglez “The Mirror”, mesfushori francez kërkon që paga e tij të dyfishohet, në mënyrë që të marrë të njëjtën pagesë si edhe kiliani.
Aktualisht, Pogba paguhet 200 mijë sterlina në javë.
Menaxheri i 24 vjeçarit, Mino Raiola pritet që të zhvillojë një takim me drejtuesit e klubit e t’u paraqesë kërkesat.
Pogba ka edhe 3 vite kontratë me “Djajtë e kuq”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here