Barcelona është një nga ekipet më të mëdha të botës dhe ëndrra e shumë lojtarëve e trajnerëve, për të qenë pjesë e saj është evidente. Gjithsesi nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Maurizio Pocchetinon, trajnerin argjentinas të Tottenhamit.

45—vjeçari është një nga emrat më të preferuar, për faktin se është I ri dhe aplikon një futboll mjaft tërheqës dhe rezultativ, diçka që e ka treguar te Espanyoli dhe po e tregon edhe në Londër. Ky i fundit ka theksuar se nuk ka aspak dëshirë të stërvitë Barcelonën dhe se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.

“më mirë se të stërvit Barcelonën, shkoj dhe punoj në fabrikën time në Argjentinë. Arsenalin dhe Barçën nuk do t’i stërvit kurrë në jetën time, pasi kam kaluar periudha të mira te skuadrat rivale të tyre”, tha Pocchetino.

Trajneri i Spurs-ave tregoi se klubi ka arritur akordin për të marrë fantazistin brazilian Lucas, nga PSG-ja. Ky i fundit do t’i bashkohet Tottenhamit kundrejt shumës prej 25 milionë eurosh dhe ka nënshkruar një kontratë 4 –vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here