Të gjithë të “çmendur”, pas Robert Kenedy Nunes do Nascimento, i njohur ndryshe si Kenedy. 22-vjeçari i huazuar te Newcastle nga Chlesea me paraqitjen e tij nën drejtimin e Rafael Benitez ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Bayern i Mynihut e Paris Saint-Germain, por sipas mediave angleze edhe ekipe të tjera të Premier League janë vënë në gjurmët e futbollistit. Gjithsesi, fjala e fundit për të ardhmen e brazilianit u takon bluve të Londrës, të cilët nuk kanë ndërmend të privohen nga lojtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here