Humbja me Atleticon e Madridit ka sjellë pasoja mjaft të rënda për portugezët e Sportingut. Presidenti i skuadrës u përfshi në replika në distancë me skuadrën, pasi fillimisht i kritikoi në rrjetet sociale dhe pastaj mori vendimin drastik për pezullimin e shumë lojtarëve.

Një prej veteranëve të ekipit, Rui Patricio postoi në rrjetet sociale këtë mesazh në emër të të gjithë shokëve: “Jemi të pakënaqur nga deklaratat e Presidentit tonë pas ndeshjes ku nuk morëm rezultatin që dëshironim. Jemi të pakënaqur edhe nga mungesa e mbështetjes nga ana e personit që duhet të jetë udhëheqësi ynë dhe jo të fajësojë publikisht lojtarët. Problemet zgjidhen brenda grupit”.

Presidenti u kundërpërgjigj shumë shpejt, duke thënë se të gjithë lojtarët janë të pezulluar. Lista e të ndëshkuarve përbëhet nga Rui Patricio, William Carvalho, Coates, Coentrao, Gelson, Piccini, Acuña, Battaglia, Bryan Ruiz, Bruno Fernandes, Montero, Ristovski, Wendel, Rúben Ribeiro, Doumbia, Bruno César, Podence, Palhinha dhe Leao.

“Këta fëmijë të llastuar më kanë sosur durimin. Mos të mendojnë se janë mbi klubin dhe kritikat”, tha Presidenti i klubit të madh portugez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here