Gerard Pique shpëton nderin e Barcelonës në derbin me Espanyolin në javën e 22-të të Primera Division. Mbrojtësi katalan shënoi me kokë në minutën e 82-të golin e barazimit, i shërbyer nga Lionel Messi, teksa më parë e kishte gjetur rrjetën Moreno i Espanyolit.
Në fakt, Valverde kishte vendosur të mbante në stol Lionel Messin, por edhe anësorët shumë cilësorë Sergi Roberto dhe Jordi Alba. Mungesa e tyre në formacionin bazë pati ndikim në lojën e futbollistëve “blaugrana”, sidomos fantazia e Messit, që në 30 minutat e fundit i dha një tjetër dimension lojës së Barçës.
Ky gjysmë hapi i gabuar gjithsesi nuk e frikëson skuadrën e Valverdes, që ka krijuar një distancë sigurie me ndjekësit më të afërt.

Takimi tjetër mes Getafes dhe Leganes u mbyll në barazim pa gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here