Ndonëse ka kaluar tashmë më tepër se një muaj që nga momenti i ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike i mbrojtësit dhe kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, gjurmët që ai ka lënë të familjarët, miqtë, shokët dhe kolegët, duket se janë të thella.

I tillë është edhe rasti i trajnerit të Fiorentinës, Stefano Pioli, i cili ka vendosur të bëjë tatuazh për të përjetësuar kujtimin ndaj atij që e konsideronte si krah të djathtë të tij.

“DA13” ka shkruar Pioli në krahun e tij, një mbishkrim ku përfshihen inicialet e Astorit dhe numri i tij i fanellës dhe që trajneri i Fiorentinës do t’i kujtojë gjithmonë.

Davide Astori u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 4 Marsit, në prag të takimit Udinese-Fiorentina, në Friuli, ndërsa Pioli ishte nga njerëzit që e vuajti më shumë humbjen e kapitenit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here