Merr fund aventura e Fabio Capellos në krye të pankinës së Jiangsu Suning në kampionatin kinez. Të pakënaqur nga rezultatet e skuadrës, që pas fitoren në premierën e sezonit pësoi dy humbje radhazi, drejtuesit e klubit vendosën ta shkarkonin trajnerin italian, pavarësisht se do të jenë të detyruar t’i paguajnë një pagë të majme prej 10 milionë eurosh neto në sezon. Pasues i Capellos pritet të jetë rumuni Cosmin Olăroiu.

71-vjeçari e mori drejtimin e ekipit në qershor të 2011-ës dhe kishte për objektiv shmangien e rënies nga kategoria. Jiangsu Suning e mbylli 2017-ën në vendin e 12-të dhe e nisi sezonin e ri me pritshmëri të larta, por vetëm 3 pikë në 3 takime ishin shumë pak për drejtuesit që vendosën ta shkarkonin trajnerin. Një vendin që në aspektin financiar nuk e shqetëson aspak Capellon, që do të vijojë të paguhet me një shumë faraonike, edhe pse realisht do të jetë pushim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here