Napoli po vazhdon të presë një përgjigje përfundimtare nga sulmuesi i Bologna-s, Simone Verdi, i cili është shumë afër marrëveshjes për t’u bashkuar me skuadrën e Maurizio Sarri-t në ditët e ardhshme.

Ndërkohë, kryesuesit e Serie A, po shohin me interes edhe lojtarë të tjetër me qëllim forcimin e skuadrës së tyre edhe për të ardhmen.

Sipas “Corriere dello Sport”, sulmuesi 20-vjeçar i Ajax-it, Kasper Dolberg është shumë i vlerësuar nga drejtuesit në “San Paolo”.

Gjatë ditëve të ardhshme napolitanët mund të bëjnë ofertë zyrtare për sulmuesin e talentuar, që më herët është lidhur edhe me Man United.

Danezi ka shënuar 5 gola në kampionatin holandez në 18 ndeshje të aktivizuar, prej të cilave vetëm 10 si titullar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here