Flamurtari mposht sërish Partizanin me të njëjtin rezultat si në sfidën e kampionatit 1-0. I njëjti film, e njëjta histori, pasi edhe sfida e sotme u vendos nga një episod. Vendasit shënojnë pas një “dhurate” të ekipit të kuq, nga ai që më pak e prisnin, portieri Hoxha.
Rezultati i ndeshjes së sotme është mjaft favorizues për të besuarit e trajnerit Duro, pasi shkojnë me një avantazh të madh në ndeshjen e kthimit në Tiranë.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me porta të paprekura. Skuadrat u shfaqën shumë të kujdesshme dhe nuk kaluan në aventura të rrezikshme. Vendasit panë më shumë drejt portës së kuqe, por edhe miqtë tentuan disa herë. 45-minutat e para u mbyllën 0-0.
Takimi u vulos në pjesën e dytë, pasi minuta e 73-të vendosi sfidën Flamurtari-Partizani, pas gabimit fatal të portierit Alban Hoxha. “Gardiani i kuq” gaboi me rikthimin në lojë duke i rrëshqitur topi nga dora, sfera fluturon lart. Sulmuesi lëshon një silurë duke goditur topin fluturimthi dhe e dërgon në cep të portës, Hoxha del jashtë loje. 1-0 për Flamurtarin.
Goli i shënuar shoqërohet me probleme të tifozerisë, pasi mbështetës të vendasve hyjnë brenda fushës, madje sulmuan edhe mesfushorin Lorenc Trashi. U desh ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën. Deri në fund të takimit nuk ka ndryshim rezultati. Vendasit mund të dyfishonin shifrat, pasi Juffo goditi shtyllën. Një tjetër fitore e Shpëtim Duros kundër trajnerit Sulejman Starova.

Kupa e Shqipërisë, Faza Çerekfinale
E mërkurë, më 31 janar, ora 17:00

Flamurtari – Partizani 1-0
Shënues: Danilo Alvesh 73’

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj (Veliu 33’), Pollozhani, Musta, Sidibe, Useini, Zuka, Nedeljkovic (Juffo 59’), Alves (Hoxhaj 83’) , Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari (Kotobelli 83’), Batha, Telushi, Trashi, Asani (Lucas 68’), Progni, Bardhi (Abudrahimi 78’). Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtari: Kridens Meta

Karton i verdhë: Polozhani 28’, Nedeljkovic 53’, Zuka 62’, Busic 89’/ Kalari 43’, Bardhi 46’, Telushi 63’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here