Napoli është rikthyer te fitorja në Serinë A, teksa ka mposhtur Chievon me rezultatin 2-1, në një takim të ‘çmendur’ për nga mënyra se si rrodhën ngjarjet. Skuadra e Sarrit shpërdoroi jashtëzakonisht shumë raste në pjesën e parë, teksa në fillim të pjesës së dytë Mertens gaboi edhe një 11-metërsh.

Gjërat u komplikuan akoma edhe më shumë në minutën e 73-të, kur Stepinski kaloi Chievon në avantazh, duke bërë që në ‘San Paolo’ të pllakosë heshtja.

Kur dukej se çdo gjë do të mbaronte ashtu dhe se Napoli do të duhej të priste një tjetër sezon për të synuar titullin, Arkladius Milik barazoi shifrat në minutën e 89’, duke rikthyer në lojë Napolin.

Më pas, në mionutën e 3-të shtesë ishte Diawara që shënoi golin e dytë për skuadrën e Sarrit, duke çuar peshë publikun që po largohej nga shkallët e stadiumit. Me këtë fitore Napoli ruan distancën prej 4 pikësh me Juventusin, duke mbajtur ende gjallë shpresat për një rokadë titulli në renditje.

Në takimet e tjera të mesditës në Serinë A, Crotone dhe Verona fituan minimalisht 1-0 ndaj Bolognës dhe Cagliarit, duke e bërë edhe më interesante luftën për mbijetesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here