Kombëtarja shqiptare do të grumbullohet në fund të muajit Maj në Zvicër, ku do të zhvillojë përgatitjet në kuadër të Ligës së Kombeve, që do të startojë në Shtator.

Trajneri Panucci ishte i pari që zbuloi grumbullimin në shtetin helvet, ndërsa vetëm pak orë më vonë zyrtarët e FSHF-së zbuluan se një nga dy miqësoret, do të jetë ajo ndaj Ukrainës së drejtuar nga ish sulmuesi i famshëm Andriy Shevchenko.

Gjithsesi, duket se edhe kundërshtari i dytë është gjetur tashmë dhe me shumë gjasa do të jetë Përfaqësuesja e Kosovës. Duket se dy Federatat, ajo shqiptare dhe ajo kosovare, po punojnë për të organizuar përballjen mes tyre më 29 Maj, në Zvicër.

Që prej krijimit të Përfaqësueses së Kosovës, dy skuadrat janë përballur vetëm një herë me njëra-tjetrën, në sfidën e përfunduar në barazim 2-2, në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here