Atheltic Bilbao kaloi dy herë në avantazh në transfertë me Getafen, por nuk mundi të merrte më shumë se një pikë në “Coliseum Alfonso Perez”, ku u akorduan 3 11-metërsha, një i shpërdoruar nga Molina i vendasve. 2-2 përfundoi ky takim, që u zhbllokua që në minutën e 13-të nga Williams. Molina u tregua i saktë në penalltinë e parë në favor të Getafes në minutën e 21-të, ndërsa me fillim e pjesës së dytë Garcia riktheu epërsinë e Bilbaos po me 11-metërsh. Kryesori nuk hezitoi për të akorduar një tjetër penallti për Getafen, që u shpërdorua nga Mollina, ndërsa golin e barazimit e shënoi Angel 15 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here